Një supertermocentral gazi do të ndërtohet në Korcë

Një supertermocentral gazi do të ndërtohet në Korcë

172
0
Shares

Një termocentral me kapacitet sa hidrocentrali i Fierzës pritet të dnërtohet në fushën e Korcës. Termocentrali do të punojë me gaz dhe investimi prej 500 milionë eurosh do të bëhet i plotë nga investitori privat, firma austriake IVICOM.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi se TEC-i nuk do jetë kontratë koncesionare dhe se kompania ka marrë mbi vete të gjitha risqet, si ato të ndërtimit dhe shfrytëzimin e veprës.

Bëhet fjalë për një central fuqia e të cilit do të jetë 500 megavat orë, dhe do të prodhojë energji elektrike dhe energji për ngrohje nga gazi natyror që do të kalojë në Shqipëri përmes projektit TAP.

Vepra do të ketë një fuqi të instaluar të barabartë me atë të hidrocentralit të Fierzës, dhe 5-fish më të lartë se termocentrali i Vlorës.

Ky është TEC-i i dytë  që do të ndërtohet në Shqipëri, e sëbashku me atë të Vlorës do të prodhojnë energji nga gazi i TAP-it.

Sipas autoriteteve projekti është në fazën e kërkesës për miratimin e lejeve, ndërsa bisedimet me konsorciumin e gazsjellësit për të marrë lëndën e parë do të bëhen nga vetë investitori.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY