Operatorët turistik: Taksimi i Rrugës së Kombit, më pak pushues nga Kosova...

Operatorët turistik: Taksimi i Rrugës së Kombit, më pak pushues nga Kosova në Shqipëri

114
0
Shares

Në kulmin e debateve për taksimin e Rrugës së Kombit, operatorët turistik pohojnë se tarifimi i qarkullimit në këtë aks do të shoqërohet me efekte negative në turizëm, duke sjellë një reduktim të numrit të pushuesve që hyjnë në vendin tonë nga Kosova.

Besnik Vathi: Duke parë edhe shifrat e hyrjes së turistëve në Shqipëri, në përqindjen më të madhe ne hyrjet i kemi në rrugë tokësore. Në përqindjen më të madhe edhe në rrugët tokësore, hyrjet i kemi nga Kosova, nga Rruga e Kombit. Efekte negative në uljen e nurmit të turistëve që vijnë nga Kosova do të ketë.

Operatorët janë të ndarë në qëndrimet e tyre për efektet e tarifës së rrugës mes reduktimit të hyrje-daljeve ditore të pushuesve apo vizitorëve nga Kosova në Shqipëri dhe çlirimit të Durrësit nga kaosi i qarkullimit të makinave në sezonin veror.

Besnik Vathi: Çdo person që niset për në Shqipëri, nëse niset me makinën e tij do t’i shtojë edhe një shpenzim ekstra. Kjo do të ketë efekte mjaft negative në lëvizjen ditore. Bëhet fjalë për ata turistë që vijnë në plazhe gjatë verës, vijnë dhe ikin brenda ditës.

Rexhep Kasmi: Po të marrin parasysh që në Durrës ne kemi lëvizjen e makinave që në kohë sezoni është pothuajse e pamundur nga mbingarkesa. Duke pasur këtë taksë ai do të detyrohet të mendojë një zgjidhje tjetër, me autobus. Ata do të vijnë pa makinë dhe zona e plazhit do të lehtësohet sepse në plazh në Durrës nuk kalojnë dot njerëzit nga makinat, ska asnjë mundësi parkimi.

Nga ana tjetër, përfaqësues të agjencive turistike, pohojnë se taksimi i rrugës nuk i cënon aspak shtetasit kosovar, të cilët po e përdorin edhe kur udhëtojnë drejt Malit të Zi, ndërkohë që rruga nuk është ndërtuar me fonde të përbashkëta mes dy vendeve.

Rexhep Kasmi: Ka shumë pushues kosovar që përdorin Rrugën e Kombit dhe shkojnë i bëjnë pushimet në Malin e Zi dhe kthehen prap nëpërmjet kësaj rruge. Ky për mua është një abuzim sepse këtë komoditet që ne e kemi ndërtuar jo me taksa të përbashkëta, jo me lekë të përbashkëta të të dy shteteve, po e paguajmë edhe përqindjen e kredisë të tjerët ta shfrytëzojnë pa asnjë kosto.  

Shtetasit nga Kosova vijojnë të zënë vendin e parë përsa i përket numrit të të huajve që vizitojnë vendin tonë. Sipas të dhënave nga INSTAT, në vitin 2017, në Shqipëri hyn 5.1 milion të huaj, nga të cilët 34% ose 1.7 milion ishin shtetas kosovar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY