EMRI & FOTO/ Shkodër, tenton të vrasë vëllanë, arrestohet 60-vjeçari

EMRI & FOTO/ Shkodër, tenton të vrasë vëllanë, arrestohet 60-vjeçari

315
0
Shares

Policia e Shkodrës ka arrestuar Luigj Preçi, 60 vjeç, banues në fshatin Nënshat, Vau i Dejës.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte duke u konfliktuar për motive pronësie me vëllanë e tij, H. Preçi, konflikt i cili rrezikonte përshkallëzimin, deri në përdorim të armës së zjarrit.

Marrja në kohë e informacionit si dhe reagimi i shpejtë e profesional, bënë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke shoqëruar shtetasit në konflikt dhe sekuestruar një armë zjarri automatike model 56.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e “Kanosja”, parashikuar nga nenet 278 e 84 e Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY