DETAJE/ Grabitja dje në Tiranë flet përfaqësuesi i firmës: Ja sa euro...

DETAJE/ Grabitja dje në Tiranë flet përfaqësuesi i firmës: Ja sa euro më morën grabitësit

109
0
Shares

Menaxheri i kompanisë private që u grabit ditën e djeshme në Tiranë  teksa shkonte në bankë me një qese me para ka deklaruar në polici se autorët i morën 25 mijë euro.

Referuar dëshmisë së 40-vjeçarit, në orën 15.00 të ditës së mërkurrë ai po dorëzonte valutën pranë bankës së nivelit të dytë që ndodhet në zonën e “Komunës së Parisit”, kur 2 grabitësit i zunë pritë.

Spahiu ka dëshmuar se i kishte pikasur grabitësit, teksa e ndiqnin me një motorr, tip “Papaq”, por nuk e dinte që ata kishin për qëllim ta grabisnin. Në momentin kur po dorëzonte paratë, njëri prej autorëe e priste jashtë dhe e kërcënoi për t’ia dhënë qesen me para.

Burimet policore shtojnë se nga kqyrjet e kamerave të sigurisë së bizneseve aty pranë rezulton se njëri prej grabitësve mbante në dorë një pistoletë. Pasi e kërcënoi menaxherin për t’i dhënë qesen me para, ai e qëlloi me tytën e pistoletës, për t’u larguar më pas me bashkëpunëtorin që e priste në motorr.

Në lidhje me identitetin e autorëve, administratori i kompanisë tha se nuk kishte mundur t’i identifikonte, sepse kishin kapuçë, ndërsa mbanin skafandara dhe doreza.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY