“Ballisti” i shpëton ekstradimit në Beograd, Kroacia e transferon në burgun italian

“Ballisti” i shpëton ekstradimit në Beograd, Kroacia e transferon në burgun italian

121
0
Shares

Ismail Morina, i ashtuquajturi “Ballisti” i dronit të Beogradit mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 2014, duket se ka gjetur mënyrën për të shpëtuar nga ekstradimi në Beograd, ku akuzohet për nxitje urrejtje mes popujve.

Ismail Morina është transferuar ditën e djeshme drejt një burgu në Itali, ku do të vazhdojë gjykimin për të fituar lirinë.

Edhe pse jo zyrtarisht, kjo me sa duket është zgjidhja që avokati i tij kroat ka mundur të gjejë, duke hedhur poshtë kërkesën për azil në Kroaci, që ishte opsioni i parë për të shpëtuar nga ekstradimi në Serbi.

Italia është vendi ku Ismail Morina është rezident prej shumë vitesh, së bashku me familjen e tij, në mënyrë të ligjshme, duke qenë se edhe bashkëshortja e tij është italiane.

Ai qëndroi në brugun e Zagrebit prej datës 10 qershor të vitit 2017, kur policia kroate në fillim zbatoi një kërkesë të shtetit serb, i cili kishte nxjerrë një urdhërarresti ndërkombëtar për ndalimin e “Ballist” Morinës, por pas disa seancash gjyqësore drejtësia kroate rezistoi, duke mos plotësuar kërkesën e drejtësisë serbe për gjykimin e Ismail Morinës në Beograd.

Me trasferimin e tij në Itali, duket se edhe lirimi përfundimtar për të është shumë pranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY