Fier, përplasen dy makina, plagosen 5 persona

Fier, përplasen dy makina, plagosen 5 persona

69
0
Shares
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen e pesë personave ka ndodhur sot në rrugën Fier – Vlorë. Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, thanë burime nga Spitali i Fierit.

Mësohet se rreth orës 14:55, në aksin rrugor Fier – Vlorë, në hyrje të Levanit, është përplasur mjeti tip “Nissan” me drejtues R. C., dhe mjeti tip “Opel” me drejtues R. N., njoftoi Policia.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët e të dyja mjeteve…

  • F. N.,63 vjeçe, banuese në Vlorë.
  • N. K., 69 vjeç, banues në Vlorë.
  • S. M., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.
  • Dh. N., 30 vjeç, banues në Sarandë.
  • E. F., 28 vjeçe, banuese në Berat.

Të gjithë të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY