EMRAT/ Tiranë, falsifikuan prokurën e noteres, prangosen dy persona

EMRAT/ Tiranë, falsifikuan prokurën e noteres, prangosen dy persona

136
0
Shares
Foto Ilustruese

Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është bërë i mundur finalizimi më sukses i operacionit “Prokura”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i …

–              Eduart Bakalli, 38 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

–              Fatos Shima, 48 vjeç, banues në Tiranë

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohen se kanë falsifikuar prokurën e posaçme datë 27.11.2017, të shtetases G. Sh., me profesion Notere, një prokurë me karakter autorizimin për kryerjen e veprimeve për një çështje pronësore toke në të cilin palët janë në konflikt gjyqësor.

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve të tyre për veprat penale të “Falsifikimi i dokumenteve i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i vulave stampave ose i formularëve” parashikuar nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY