VIDEO & AUTOKRITIKA/ Basha: Edhe unë kam bërë gabimet e mia…

VIDEO & AUTOKRITIKA/ Basha: Edhe unë kam bërë gabimet e mia…

89
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka bërë sot një autokritikë të fortë, ndërsa ua ka hapur dyert të gjithë kundërshtarëve të tij të larguar nga PD-ja ose jo për bashkim.

Gjatë një fjalimi mbajtur për ish-të përndjekurit politikë, Basha tha se, “Bolshevike është pagabueshmëria e liderit. Edhe unë kam bërë gabimet e mia, nuk jam i pagabueshëm…. Eja Tomorr, ejani të gjithë të bashkohemi në gjirin e PD. Është vendi, institucioni garancia e vetme për të drejtat e pagabueshme dhe me ndjesën time si kryetar i PD për ta lartësuar”.

Në takimin e zhvilluar në Muzeun Kombëtar, kreu demokrat Basha tha se mbi 4500 vetave nuk u janë gjetur eshtrat.

“Shqiptarët kanë bërë një sakrificë të madhe për lirinë. Sakrifica e atyre mijëra të vrarëve e të internuarve për fjalën e lirë për besimin në zot dhe demokraci.

Zhdukja e gjurmëve të krimit më e rëndë se krimi”, u shpreh midis të tjerave kreu i PD-së.

Basha kërkoi ndjesë për mos gjetjen e eshtrave të këtyre viktimave.

“Mos prisni drejtësi nga hetuesit e komunizmit”, tha Basha.

Me të përndjekurit politikë për të folur për të zhdukurit gjatë diktaturës

Publié par Lulzim Basha sur lundi 26 mars 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY