FOTO GALERI/ Zhdukja misterioze e aktores shqiptare, vret veten i dashuri i...

FOTO GALERI/ Zhdukja misterioze e aktores shqiptare, vret veten i dashuri i saj

202
0
Shares

I dashuri i aktores e modeles shqiptare Adea Shabani, që është zhdukur në mënyrë misterioze muajin e kaluar, ka vrarë veten.

Chris Spotz, gjithashtu aktor, qëlloi veten me armë ndërsa po ndiqej nga policia në Los Angeles.

33-vjeçari po drejtonte një Toyota Tacoma të vjedhur.

Policia raporton se Spotz është i dashuri i shqiptares nga Maqedonia, zhdukja misterioze e së cilës mori vëmendjen e medias globale.

Mediat amerikane raportojnë se policia nisi të ndjekë makinën për shkak se mendonin se ishte e lidhur me një vrasje në Los Angeles.

Policia gjatë ndjekjes tentoi të ndalonte shoferin por ky i fundit i shmangu dhe vazhdoi rrugën për në autostradë përpara se të vriste veten.

Nuk dihet ende nëse ai ka lidhje me zhdukjen e Adea Shabanit që u zhduk në fund të shkurtit.

Për herë të fundit 25 vjeçarja është parë pranë shtëpisë së saj në Hollywood rreth orës 11 të paradites së 23 shkurtit.

Dera e përparme e shtëpisë është gjetur e hapur.

Miqtë dhe familja e saj janë vendosur të kërkim për ta gjetur,

Elda kishte lënë Maqedonin për të studiuar aktrim dhe kishte rreth 2 vite që jetonte në Hollywood.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY