Monika Kryemadhi, dy lajme të reja për Edi Ramën

Monika Kryemadhi, dy lajme të reja për Edi Ramën

514
0
Shares

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, deklaroi në një intervistë në tv klan se ka deputet brenda Partisë Socialiste që duan të rrëzojnë Edi Ramën.

Kryemadhi deklaroi në studion e emisionit ‘Opinion’, se deputetët e PS janë të gatshëm për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti nëse ai merr guximin për të ardhur në Kuvend dhe të kërkojë mocion besimi.

Në vijim të bisedës ajo tha se Kryeministri i vendit përgjon shumë aktorë kyç të skenës politike, mes të cilëve edhe presidentin, Ilir Meta.

“Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë përgjuar Ilir Metën dhe madje ende vazhdojnë t’a bëjnë një gjë të tillë edhe pse është kreu i shtetit shqiptar”, tha ajo.

Pjesë e përgjimeve të tyre ishte bërë edhe vetë. “Ai më përgjon edhe mua, ku hyra dhe ku dola, kë takova dhe kë s’takova. Por kjo nuk më bën problem fare. Ai Ilir Metën e përgjon si bashkëshortin tim”, – tregoi Kryemadhi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY