EMRI/ Elbasan, i dehuri plagos me thikë dy të moshuar dhe ikën...

EMRI/ Elbasan, i dehuri plagos me thikë dy të moshuar dhe ikën “në punë të vet” me motor pa dokumente

93
0
Shares

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të Klajdi Myrta, 27 vjeç banues në fshatin Shushicë.

Arrestimi i tij, u bë pasi në fshatin Shushicë për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë (thikë) F. Y., 70 vjeç dhe L. Y., 56 vjeç  banues në fshatin Shushicë dhe më pas është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar në gjendje të dehur motoçikletën pa targa dhe pa leje drejtimi.

Dy të dëmtuarit, u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale i është sekuestruar motoçikleta dhe dy thikat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”  dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi” parashikuar nga nenet 89 dhe 291 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY