Zbulohet skema e helmimit të spiunit rus, gjithcka nisi në aeroportin e...

Zbulohet skema e helmimit të spiunit rus, gjithcka nisi në aeroportin e Moskës

142
0
Shares

Policia britanike ia ka dalë të zbardhë disa momente në të cilat është kryer injektimi I toksinës në bagazhin e së bijës e cila udhëtoi nga Moska drejt Londrës më 3 mars.  The Telegraph , duke cituar burime te paidentifikuara, shkruan se agjenti nervor është vendosur në valixhen e vajzës së tij para se ajo të largohej nga Moska.

Burime të të besueshme I thanë gazetës së tashmë janë të bindur se se agjenti nervor Novichok ishte fshehur në bagazhin e Yulia Skripal, vajzes se agjentit të rus.

Dyshohet se ajo ishte vendosur e maskuar diku mes veshjeve, apo kozmetikes, dicka ende e papercaktuar qe thuhet se mund te ishte dhurate qe u hap ne shtepine e tyre.

Skripal dhe vajza e tij janë gjetur pa ndjenja jashtë një qendre tregtare në qytetin britanik Salisbury më 4 mars. Të dy vazhdojnë të jenë nën kujdes intensiv në spital.

Yulia Skriapl ka udhëtuar drejt Londrës nga Rusia më 3 mars, sipas policisë për kundërterrorizëm.

Britania ka thënë se toksina që ka helmuar edhe zyrtarin policor që i është afruar i pari skenës, ka qenë agjent nervor Noviçok i zhvilluar nga ushtria sovjetike.

Britania fajëson Moskën për këtë sulm andaj ka dëbuar 23 diplomatë rusë nga Britania, të cilët kanë qenë spiunë që kanë punuar në petkun diplomatik dhe u është dhënë një javë kohë për t’u larguar nga vendi.

Britania, Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Franca përmes një deklatate të përbashkët i kanë kërkuar të enjten Rusisë që të sqarojë se si është përdorur toksina në tokën britanike.

Nderkohe qe Rusia ka mohuar çdo ndërhyrje dhe ka akuzuar Londrën për sajesa dhe akuza te pabaza.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY