DETAJE/ Lezhë, skandali i pronave futbollisti i Vllaznisë reagon për urdhër-arrestin: Ja...

DETAJE/ Lezhë, skandali i pronave futbollisti i Vllaznisë reagon për urdhër-arrestin: Ja e vërteta

150
0
Shares

Mes shumë zyrtarësh të përfshirë në operacionin, që ka çuar në pranga 23 zyrtarë, madje edhe drejtues të policisë, është edhe futbollisti i Vllaznisë, i përfshirë në skandalin pronave në bregdetin e Lezhës, Renato Malotën.

Për mbrojtësin lezhjan është lëshuar një urdhër arresti së fundi, pasi akuzohet se ai ka qenë pjesë e një skeme mashtrimi në lidhej me tokat në bregdet, pikërisht në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”.

Vetë Malota, ka reaguar në lidhje me këtë çështje, duke deklaruar se tokën në bregdet e ka trashëgimi dhe se ndërtimin e lokalit e ka bërë me lejen e Bashkisë.

“Unë në pjesën ranore kam ndërtuar një lokal me lejen e Bashkisë, ndërsa pas pjesës ranore kam tokën të trashëguar nga të parët. Unë jam me origjinë nga vendi ku bëhet fjalë, aty kam tokën time, ndërsa po theksoj edhe njëherë që lokalin e kam ndërtuar në pjesën ranore me lejen e Bashkisë. Lajmin e mësova nga televizionet kur isha në stërvitje në Shkodër. Jam i habitur, mendoj që do të jetë bërë ndonjë ngatërresë, pasi nuk kam lidhje me atë që flitet. Aktualisht ndodhem në banesë në Tiranë, lajmi që jam në kërkim është i pavërtetë”, deklaroi ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY