Tiranë/ I riu vdes në rrethana misterioze

Tiranë/ I riu vdes në rrethana misterioze

122
0
Shares

Një person u gjet i vdekur mbrëmë në një pallat ende në ndërtim.

“Në rrugën ‘Panorama’, në ambientet e pallatit në ndërtim, ka gjetur vdekjen F.J., 26 vjeç,  banues në Tiranë. Nga veprimet e para të kryera dyshohet se vdekja ka qenë aksidentale”, njofton zyrtarisht policia pa dhënë asnjë detaj më tepër rreth rrethanave që sollën ndarjen nga jeta të të riut.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale, shtuan të njëjtat burime.

Në trupin e 26-vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune, thanë burime pranë grupi hetimor, ndërkohë pritet ekspertiza për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY