MOTI/ Sot dhe nesër, koha me dy “pamje”

MOTI/ Sot dhe nesër, koha me dy “pamje”

213
0
Shares

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme me origjinë Mesdhetare të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë mot me diell dhe rritje të temperaturave.

E Enjte 15 Mars 2018

Dita e Enjte dt 15 Mars do të dominojë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira ku nuk do të mungojë mjegulla përgjatë Verilindjes dhe Juglindjes, ndërsa në Ultësirën perëndimore do të mbizotërojnë më tepër kthjellimet. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,2 deri në 1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 0/17 °C

Zonat e ulëta 3/19°C

Zonat bregdetare 8/19 °C

E Premte 16 Mars 2018

Dita e Premte dt 16 Mars moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruara me reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 3/14 °C

Zonat e ulëta 8/16°C

Zonat bregdetare 10/17 °C

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY