EMRI & FOTO/ Tiranë, 35-vjeçari kërcënon me armë dy persona, ja çfarë...

EMRI & FOTO/ Tiranë, 35-vjeçari kërcënon me armë dy persona, ja çfarë i sekuestroi Policia

99
0
Shares

Policia e Tiranës pas informacionit të marrë për një konflikt me armë midis tre personave ka organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Arben Hasani 35 vjeç, banues në Tiranë.

Arben Hasani në rrugën “Muhamet Deliu”, për motive të dobëta është konfliktuar me A. C., dhe A. A., të cilët i ka kanosur me armë dhe më pas ka qëlluar në ajër me armën e llojit pistoletë të cilën ky person e dispononte pa leje.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 gëzhoja. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma e zjarrit tip pistoletë dhe 4 fishekë.

Materiale proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat  penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 278,274 dhe 84 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY