Kokaina në Durrës, dy të arrestuarit kërkojnë lirinë në Apel, ja pretendimi...

Kokaina në Durrës, dy të arrestuarit kërkojnë lirinë në Apel, ja pretendimi i tyre

125
0
Shares
Donald Lushaj dhe Armando Pezaku ne gjykate

Armando Pezaku shoferi që transportoi 613 kilogramë kokainë nga porti i Durrësit në Maminas dhe menaxhari i kompanisë “Arbri Garden” Donald Lushaj kanë apeluar masat e sigurisë arrest me burg caktuar 10 ditë më parë.

Ata pretendojnë se nuk kanë pasur dijeni për lëndën narkotike që u gjet në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit me banane të ardhur nga Kolumbia.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda do të shqyrtojë kërkesat e dy të rinjve në datën 20 Mars.

Pezaku dhe Lushaj janë dy të arrestuarit e vetëm deri tani për super ngarkesën e kokainës. Ndërsa në kërkim vazhdon të jetë pronari i “Arbri Garden”, Arbër Çekaj.

Gjetja e 41-vjeçarit për Policinë dhe Prokurorinë shqiptarë është shumë e rëndësishme. Në adresën e dhënë në Gjermani Çekaj nuk është gjetur nga autoritet e atij vendi, duke shtuar misterin mbi roli që ai ka patur në trafikun e kokainës

Disa letër porosi janë dërguar në Kolumbi, Ekuador dhe Argjentine vende me të cilat “Arbri Garden” kishte marrëdhënie tregtare. Autoritetet u jane drejtuar edhe autoriteteve në Itali pasi ka dyshime se konteneiri është kontrolluar në portin e Livornos.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY