EMRI/ Tiranë, plagos të riun me thikë, ja çfarë i gjen policia...

EMRI/ Tiranë, plagos të riun me thikë, ja çfarë i gjen policia në shtëpi

102
0
Shares

Nga Specialistët e Seksionit të Krimeve Kundër Jetës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr 4 Tiranë, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i Ergys Metani, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 13. 03. 2018, në vendin e quajtur rruga “Niko Avrami” pranë një kompleksi, gjatë një konflikti për motive të dobëta me E. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë, e ka goditur me mjet prerës “thikë” i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu shtetasit Ergys Metani, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale  një thikë si dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të  parashikuara nga nenet 76-22, 279 e 283 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY