Agron Shehaj denoncon punësimin familjar në administratë, sjell rastin e ish-deputetit

Agron Shehaj denoncon punësimin familjar në administratë, sjell rastin e ish-deputetit

174
0
Shares

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj ndjehet ei neveritur nga mënyra se si Rilindja kryen punësimet në administratë. Ai ka sjellë rastin e gruas së ish-deputetit të PS që pasi u bë drejtor transferoi gruan e tij në një punë 50 m larg zyrës së tij përmes konkurseve fasadë.

“Shikoni sesi PS-ja mbron punësimin politik dhe familjar në administratë! Në prill, ish deputeti i PS-së dorëzon mandatin për t’u bërë kryetari i AMF-së. (Autoritet i pavarur). https://goo.gl/njh4ss Në AMF punon bashkëshortja e ish deputetit. Rilindja nuk pranon dy bashkëshortë në të njëjtin institucion. Duhet gjetur një vend pune ⚒ për bashkëshorten.

Fare “rastësisht” hapet një vend pune tek Autoriteti i Konkurrencës, 50 metra larg AMF. Por, Rilindja kërkon procedura! Atëherë bëhet një konkurs fiktiv ku konkurron bashkëshortja dhe dy vartëse të AMF-së.

Sipas standardeve të Rilindjes dhe procedurave, vendin e punës e fiton bashkëshortja e ish deputetit. https://goo.gl/NA8yk8 Fare rastësisht dy konkurrentët, vartës të ish deputetit dhe gjithashtu kryetar i AFM, ngrihen në detyrë. Në perëndim do pushoheshin të gjithë ata që organizuan farsën! Ndërsa në Shqipëri mbrohen nga deputetët e mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë duke thënë që edhe PD-ja e bënte këtë gjë kur ishte në pushtet.

Kjo qeveri, për sa kohë shikon prapa për të justifikuar abuzimet dhe vjedhjet , nuk ka për të ecur kurrë përpara. Kryetarja e AK-së shitet për një vend pune, jo më të garantojë konkurrencën në treg. Të gjithë e dimë që punësimet në shtet bëhen me mik, por janë të papranueshme gënjeshtrat e Ramës që shpall konkurse për punësim fiktiv! #nukjeminjesoj #nukbehetshqiperiamebandit”, poston Shehaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY