FOTO GALERI/ Mesazhi prekës i djalit për nënën e helmuar nga nusja...

FOTO GALERI/ Mesazhi prekës i djalit për nënën e helmuar nga nusja e tij

328
0
Shares
Oltjan Lami, me nenen e tij, viktimen, Lirije Lami

Oltjan Lami, bashkëshorti i Marjan Cmetas, ka qenë ai që coi deri në fund, zbulimin e helmimit të nënës së tij, prej bashkëshortes.

Nusja helmoi vjehrrën me bar miu duke i thënë se ishte ilaç që hoxha i kishte dhënë për të larguar syrin e keq dhe sherret që kishin përfshirë në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz në prill të vitit të kaluar. Ndoshta me peshën e fajit nusja vendos të rrëfehet tek një imam në Qytetin Studenti, i cili e regjistron me video dhe audio. Më pas ia tregon familjarëve të gruas.

Videon e sheh dhe djali, Oltjani i cili menjëherë bën denoncimin në polici.

Mbrëmjen e sotme është arrestuar nusja për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare”, si dhe tre persona të tjerë për moskallëzim krimi, mes tyre dhe vjehrri i të akuzuarës.

Ndërkohë, zbulohet një mesazh prekës i Oltit për nënë e tij.

“Sa shume me mungon kjo telefonate”, shkruan ai në rrjetet sociale, rreth dy muaj pas ndarjes nga jeta, të nënës së tij.

Midis të arrestuarve, është edhe Agim Lami, bashkëshorti i viktimës i cili kishte dijeni, por nuk e denoncoi vrasjen e gruas, nga nusja e djalit të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY