Arrestohet babai dhe i biri per kanabisin e Tepelenes. Djali tjeter zhduket

Arrestohet babai dhe i biri per kanabisin e Tepelenes. Djali tjeter zhduket

136
0
Shares

Policia e Gjirokastrës, gjatë një aksioni të kryer në orët e drekës së sotme, ka arritur të zbulojë e më pas të sekuestrojë, një sasi prej 650 kg kanabis.

Sasia e kanabisit, është zbuluar në Fushë-Dukaj në Tepelenë gjatë një aksioni blic të ndërmarrë nga Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës në orën 15:30 minuta. Në krye të këtij aksioni, ka qenë vetë kreu i kësaj drejtorie Koco Dafa.

Policia ka arritur të arrestojë njërin prej poseduesve të kanabisit i cili është Zeman Kordha.

Gjithashtu bëhet me dije se është arrestuar dhe djali shtetasi Zeman Kordha, ndërsa është shpallur në kërkim djali tjetër Delo Kordha.

Policia e Gjirokastrës është vënë në ndjekje të personit të dytë.

Kanabisi bëhet fjalë se ka qëndruar stok për dy vjet në një lokacion jo shumë larg nga qyteti i Memaliajt dhe ishte paketuar nëpër thasë gati për t’u transportuar në drejtime të ndryshme.

Bëhet me dije se një pjesë e mirë e kanabisit gati 300 kg, ishte e destinuar për t’u trafikuar me gomone drejt Greqisë apo destinacioneve të ndryshme me rrugë detare.

Sasia e sotme e kapur nga Policia e Gjirokastrës, është më e madhja e 10 muajve të fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY