DETAJE & EMRI/ Shpërthimi në Tiranë, Policia në vend të zbardhjes e...

DETAJE & EMRI/ Shpërthimi në Tiranë, Policia në vend të zbardhjes e errëson ngjarjen: Ja çfarë ndodhi në dyqanin e celularëve

182
0
Shares

Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në Tiranë rreth orës 11:00. Në fillim u tha se ishte tritol, ndërsa në pamjet e publikuara on-line dukej një person i plagosur dhe xhamat e thyera të dyqanit. Por Policia e Tiranës tashmë ka sqaruar se bëhet fjalë për ngjarje aksidentale, dhe jo për eksploziv.

Njoftimi i Policisë

Më datë 12. 03. 2018, rreth orës 10:40, në rrugën “Qamil Guranjaku” në një dyqan celularësh në pronësi të shtetasit Gentian Hoxha, 34 vjeç, i cili ishte duke punuar dhe në punë e sipër ka ndodhur një shpërthim nga lënde ende e papërcaktuar.

Si pasoje është dëmtuar Gentian Hoxha i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Theksojmë paraprakisht se shtetasi Gentian Hoxha ishte duke punuar në dyqanin e tij dhe derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur ne tavolinën e punës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY