EMRA & FOTO GALERI/ Kapen 6 celulare mes dekoderave, do futeshin në...

EMRA & FOTO GALERI/ Kapen 6 celulare mes dekoderave, do futeshin në Burgun e Fierit

107
0
Shares

Gjashtë telefona celularë të futur në Burgun e Fierit janë kapur nga punonjësit e Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale. Celularët ishin dërguar përmes pakove postare te dy shtetas që ndodhen në këtë institucion, njëri duke vuajtur dënimin dhe tjetri i paraburgosur.

Celularët ishin fshehur në brendësi të dy aparateve dekoderë dixhitalë për TV, për t’i shpëtuar kontrollit të shërbimit të IEVP

“Më datën 9 mars 2018, rreth orës 16:00, gjatë kontrollit të ushtruar, për sende të ndaluara, në pakot postare dhe elektroshtëpiake, që ju dërgohen të burgosurve, në aparatin dekoder dixhital dërguar të paraburgosurit Alket Velaj, u gjeten 4 telefona celular të llojit Nokia dhe Samsung, kurse në aparatin dixhital të të dënuarit Gentian Sopoti, u gjetën 2 telefona celularë Samsung|, njofton ministria e Drejtësisë.

IEVP Fier ka njoftuar për ngjarjen Policinë e Shtetit dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve.

Nga ana e saj Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka forcuar masat në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend për të mos lejuar futjen e sendeve ë ndaluar në këto institucione.

Njoftimi i ministrisë së Drejtësisë

Gjashtë telefona celularë janë kapur nga punonjësit e Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale në Fier, pasi ishin dërguar përmes pakove postare tek dy shtetas që ndodhen në këtë institucion, njëri duke vuajtur dënimin dhe tjetri i paraburgosur.

Celularët ishin fshehur në brendësi të dy aparateve dekoderë dixhitalë për TV, për t’i shpëtuar kontrollit të shërbimit të IEVP.

Në datën 9 mars 2018, rreth orës 16:00, gjatë kontrollit të ushtruar, për sende të ndaluara, në pakot postare dhe elektroshtëpiake, që ju dërgohen të burgosurve, në aparatin dekoder dixhital dërguar të paraburgosurit Alket Velaj, u gjeten 4 telefona celular të llojit Nokia dhe Samsung, kurse në aparatin dixhital të të dënuarit Gentian Sopoti, u gjetën 2 telefona celularë Samsung.

IEVP Fier ka njoftuar për ngjarjen Policinë e Shtetit dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve.

Nga ana e saj Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka forcuar masat në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend për të mos lejuar futjen e sendeve ë ndaluar në këto institucione.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY