NJOFTIMI I KUVENDIT/ Ja sa kushton një portret në pikturë i Gramoz...

NJOFTIMI I KUVENDIT/ Ja sa kushton një portret në pikturë i Gramoz Rucit

297
0
Shares

Një portret në pikturë i Gramoz Rucit nuk kushton pak. Të paktën ky është cmimi që ka vendosur vet Kuvendi i Shqipërisë. Bëhet fjalë për një llogaritje që ka bërë administrata e Kuvendit dhe më pas ka shpallur edhe garën me një fond limit për dy kërkesesa; e para një portret në pikturë i Gramoz Rucit dhe tjetra një sfond natyre, njofton droni.al. Të gjitha bashkë do të kushtojnë mbi 3 milionë lekë, ndërkohë që fytyra e Gramozit duhet në dy kopje.

Më poshtë është edhe thirrja e kuvendit për këtë lloj shërbimi të rrallë:

“AK-ja do të zhvillojë procedurën e prokurimit me vlerë të vogël me fond limit limit 332,666 (treqind e tridhjetë e dy mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) Lekë pa TVSH,  me objekt: Blerje pikturë(portret)”.

Data e zhvillimit do të jetë 02.03.2018; ora 13:00 në adresën www.app.gov.al

Afati për dorëzimin e dokumentacionit është 24 orë nga momenti I publikimit në sistemin e prokurimit elektronik të njoftimit të fituesit, në bazë të kriterit si “cmimi me I ulët”.

Jeni të lutur të paraqisni ofertën tuaj për këtë objekt prokurimi me këto të dhëna (specifikimet teknike të mallit/shërbimit/punës):

Nr. Përshkrimi i Mallit/ Shërbimit/Punës Sasia Njesia Matese
 

1

 

Blerje pikturë (Portret i Kryetarit të Kuvendit)

 

2 copë
2 Blerje pikturë (natyrë e qetë ose peisazhe të përshtatshme për zyra shteti)

 

2 copë

Se për cfarë duhet ky portreti në pikturë i Rucit pak kush e merr me mend megjithëse në muret e korridoreve janë kryetarët e Parlamentit në vite. Por piktura vendoset pasi mbyllet mandati.

Njëra kopje për Kuvendin, tjetra kopje vetëm Ruci mund ta dijë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY