Kryeqyteti i Venezuelës në kolaps, banorët ushqehen 1 herë në ditë

Kryeqyteti i Venezuelës në kolaps, banorët ushqehen 1 herë në ditë

82
0
Shares

Kryeqyteti i Venezuelës, Karakas, është në kolaps. Mbyllen dyqane e restorante, shtohet kriminaliteti, nuk ka më ushqime, dhe njerëzit kanë nisur të largohen në  shtetet fqinje.

Familjet kanë arritur të ushqehen vetëm një herë në ditë, pasi nuk ka më ushqime dhe supermarketet janë boshatisur pothuajse plotësisht dhe për të marrë ato çka mbetur ende radhët janë shumë të gjata.

Banorët e kryeqytetit të Venezuelës thonë se tashmë kanë frikë të dalin, pasi vjedhjet dhe krimet janë rritur në mënyrë të theksuar. Është vendosur nga banorët një armëpushim, i cili bën që në orën 19 të mbrëmjes mos të dalë më asnjëri nga shtëpia, për të mos rënë pre e dhunës.

Ekonomia është në kolaps, dhe inflacioni ka arritur në 2400 %. Ndërsa ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ujit janë gjithnjë e më të shpeshta dhe rreth 70 %  e të rinjve nuk shohin më asnjë shpresë për të qëndruar në vendin e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY