EMRAT/ Britani, u kapën me 750 mijë paund drogë, “fermerët” shqiptarë të...

EMRAT/ Britani, u kapën me 750 mijë paund drogë, “fermerët” shqiptarë të kanabisit pranojnë fajësinë

201
0
Shares

Nëntë shqiptarë kanë pranuar se kanë kultivuar lëndë narkotike pas publikimit me video nga një emision televiziv në bashkëpunim me policinë gjatë një operacioni madhor në tetor të vitit të kaluar.

Pas një hetimi të fshehtë 8-mujor, rreth 50 oficerë policie bastisën gjashtë kultivues të drogës dhe pesë prona të tjera, duke konfiskuar kanabisin me vlerë rreth 750,000 pund.

Mediat vendase raportuan asokohe se, oficerët bastisën 11 prona në Gloucester dhe Cheltenham, si dhe 4 lavazhe përgjatë dy ditëve të fundit.

8 persona nga Gloucester u arrestuan, të moshës 20 – 33 vjeç, një 21-vjeçar nga Norëich dhe një tjetër 34-vjeçar nga Essex.

Një vajzë 17-vjeçare u gjet duke punuar në “kushte të papërshtatshme”. Ajo u mor në mbrojtje nga autoritetet.

Nëntë të arrestuarit Krenhmik Muja, 20 vjeç, Dritan Muhametaj, 27 vjeç, Gurgen Nikoci, 21 vjeç, Bardhyl Arifaj, 33 vjeç, Ardit Agaaj, 27 vjeç , Aranit Kasaheri, 34 vjeç, Elis Gashi, 32 vjeç dhe 22-vjeçari Dardan Horhaj, Jeton Muja, 26 vjeç, kanë pranuar komplote për të furnizuar dhe prodhuar kanabis të drogës të klasës B dhe dy akuza për posedim kontrollim të një identiteti të rremë .

Ndërsa Besjan Muja, 31 vjeç nuk ka pranuar përfshirjen në këtë rrejt.

Gjyqi  do të fillojë më 9 prill në Bristol Crown Court.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY