EMRAT/Aksident i rëndë në Shkodër, 2 të rinj bien nga motori

EMRAT/Aksident i rëndë në Shkodër, 2 të rinj bien nga motori

129
0
Shares

Dy të rinj morën plagë të rënda sonte në mbrëmje pasi po udhëtonin me një motor që u përlas. Aksidenti ndodhi ne rrugen Vau Dejes-Hajmel.  Nga ky aksident ka mbetur i plagosur nje  19 vjeçar i i identifikuar si Viktor Gega , e ndersa me plage me te lehta eshte shtetasi Emanuel Dodaj, raporton gazetari i “Panorama” Senad Nikshiqi.

Po ashtu mesohet se shtetasi Viktor Gega eshte derguar drejt Tiranes ne spitalin ushtarak per shkak te gjendjes se rende.

Dy shtetasit kane qene bashke duke ecur me nje motorr dhe kane dale nga rruga ne fshatin Hajmel duke u aksidentuar. Ky eshte aksidenti i dyte brenda dites teksa ne oret e paradites u plagos rende nje shtetas i komunitetit egjiptian i cili u dergua edhe ai drejt Tiranes teksa u aksidentua tek ura e re e Bunes me nje triçikel te improvizuar duke tentuar te parakalonte.

Njoftimi i policisë:

Vau Dejës, Shkodër, Informacion Paraprak

Më datë 08.03.2018, në orën 21:30, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në fshatin Hajmel, Vau Dejës ka ndodhur një aksident.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar se një motorrçikletë ka dalur nga rruga,

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorrit, shtetasi, V. P. 21 vjeç, i cili është dëmtuar në kokë dhe po dërgohet për tek Spitali i Traumës Tiranë,

Ndërsa pasagjeri shtetasi E. M. 23 vjeç, banues në Laç Vau Dejës, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rreziku për jeten

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrathanave të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY