PERMBYTJET/ Shkodër, situatë kritike në disa fshatra, nis evakuimi i banorëve

PERMBYTJET/ Shkodër, situatë kritike në disa fshatra, nis evakuimi i banorëve

155
0
Shares

Situata më problematike nga përmbytjet shfaqet në Shkodër dhe konkretisht njësia administrative Ana e Malit. Mëngjesin e sotëm në fshatin Obot rreth 60% e banesave kanë prezencën e ujit në oborret e tyre, ndërsa mbi rrugën e Obotit ka rreth 40 cm ujë, e kalueshme vetëm për mjetet e larta. Niveli i përmbytjes në Njësinë Administrative Ana Malit, rreth 500-600 ha tokë.

Janë të izoluar 35 fermerë me fermat e tyre blegtorale ku përfshihen rreth 100 krerë gjedh, 100 krerë derra dhe 300 të imta në Fshatin Obot dhe Muriqan të Nësisë Administrative Ana Malit.

Ka sipërfaqe të tokës së përmbytur, kryesisht tokë bujqësore në bashkinë Shkodër, kryesisht në Njësitë Administrative Bushat, Bërdicë, Dajç, Velipojë, Ana Malit, Guri Zi, Madhe.

Forcat e Armatosuar janë të anagzhuara në fshatin Obot, 20 trupa, 3 varka dhe 3 mjete të rënda të cilët po vijonë evakuminin e banorëve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY