Ja detaji që e bën lidhjen të mos funksionojë që në fillim

Ja detaji që e bën lidhjen të mos funksionojë që në fillim

85
0
Shares

Fillimi i një lidhjeje të re mund të sjellë gëzim, lumturi madhe edhe eufori. Është një periudhë emocionuese derisa njëri nga ju të bëhet shkaktari që të gjitha këto emocione papritmas të zbehen.

Ndërsa disa të meta mund të jenë të tolerueshme, ajo që e bën personin tjetër të padëshirueshëm në sytë e partnerit, është mungesa e higjienës personale.

YouGov, një agjenci ndërkombëtare sondazhesh, pyeti femrat dhe meshkujt, se cilat janë gjërat që i bezdisin më shumë te partneri i tyre dhe rezulton se mungesa e pastërtisë apo higjienës vetjake është ndër elementët që ndikojnë më tepër te mosfunksionimi i një lidhjeje.

Gjithashtu, në shumicën e rasteve, nëse një person i mban gjërat të pastra dhe në rregull, ndërsa partneri i tyre krijon vazhdimisht rrëmujë dhe kaos, ata mund të ndihen sikur ai ose ajo është egoistë dhe që nuk e respekton lidhjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY