EKSKLUZIVE/ Arrestohet pronari i një Universiteti privat

EKSKLUZIVE/ Arrestohet pronari i një Universiteti privat

626
0
Shares
Ahmet Mucaj

Një pronar i një ish-Universiteti jo publik, është prangosur.

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, mësohet se në pranga ka rënë Ahmet Mucaj, pronari i ish-Universitetit jo publik “Kristal”.

Arrestimi i tij është bërë pasi akuzohet për “falsifikim diplomash”, ndërsa mësohet se ende vazhdonte shitjen e diplomave dhe pse e kishte Universitetin e mbyllur.

Universiteti Kristal ishte një universitet privat fitimprurës në Tiranë, themeluar në vitin 2005 nga Kompania “Kristal”, me pronar Ahmet Muçaj dhe i mbyllur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në gusht 2014.

I vendosur në periferi të kryeqytetit, rreth 3 Km larg qendrës së Tiranës, Universiteti Kristal ishte ndër universitetet e para private në vend.

Universiteti kishte filiale në Tiranë, Fier, Korçë, Kukës dhe Përmet. Ndërtimi i kampusit dhe konviktit në Tiranë nisi në vitin 2003 – 2004. Kampusi i Tiranës ofronte shërbime si: bibliotekë, restorant, transport falas dhe fjetje.

Kampusi i Fierit ndodhej në qendër të qytetit të Fierit. Studimi zhvillohej në dy fakultete: Fakulteti i Shkencave Politike dhe Fakulteti i Administrimit të Biznesit. Studentët vinin kryesisht nga Vlora, Lushnja, Fieri.

Kampusi i filialit të Korçës ndodhej në dalje të qytetit të Korçës. Studimi zhvillohej në dy fakultete: Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Infermierisë. Studentët vinin nga Korça, Pogradeci, Erseka, Çorovoda, Skrapari, Përmeti dhe Gjirokastra.

Universiteti Kristal ishte akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë për Programin e Studimit në Drejtësi (DNP) për ciklin 3 vjeçar dhe Farmaci (DIND) për ciklin 5 vjeçar të integruar, por në gusht 2014 akreditimi i Universitetit u tërhoq dhe universiteti u mbyll nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për shkak se Universiteti “Kristal” nuk kishte respektuar kriteret ligjore e nevojshme për vazhdimin e aktivitetit mësimor. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY