DETAJE/ Kokaina në Durrës, dy të arrestuarit kërkojnë lirimin

DETAJE/ Kokaina në Durrës, dy të arrestuarit kërkojnë lirimin

139
0
Shares
Donald Lushaj dhe Armando Pezaku ne gjykate

Avokatët e dy të arrestuarve për sasinë e 613 kilogramëve të kokainës në një kontenier në Durrës ankimojnë vendimin për masën e sigurisë të Gjykatës së shkallës së parë për Krimet e Rënda. Mbrojtja kërkon lirimin e tyre me argumentin se nuk ka prova që implikojnë klientët e tyre në trafikun e narkotikëve.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi më 2 mars që shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri Donald Lushaj do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimit.

Avokatët pretendojnë se klientët e tyre nuk kanë lidhje me lëndën narkotike. Avokati, Maks Haxhia, i cili mbronte në menaxherin Donado Lushaj tha pas seancës se prokuroria nuk paraqiti asnjë provë, ndërsa për çështjen nuk kishte hetime të mëparshme.

Roli i të arrestuarve

Grupi hetimor zbuloi se grupi u zbulua nga lëvizjet e shumta drejt Kolumbisë Maltës e Italisë. Armando Pezaku kishte vetëm pak muaj që ishte punësuar në këtë linjë.

Ndërko që që kompania kishte pasur dhe shoferë të tjerë. Donaldo Lushaj kishte udhëtuar dhjetra herë me pronarin, Arbër Çekaj drejt Kolumbisë. Mendohet se është pjesë e këtij rrjeti kriminal të trafikut të kokainës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY