Ervin Salianji, shumë i ashpër me Patozin dhe Boden: Pas rakisë te...

Ervin Salianji, shumë i ashpër me Patozin dhe Boden: Pas rakisë te Malo zgjodhën Ramën, jo Berishën

237
0
Shares

Deputeti i Korcës, Ervin Salianji ka komentuar sot takimet e kundërshtarëve të Bashës në Korcë dhe Devoll duke deklaruar se ata kanë ‘pirë raki te malo’ dhe më pas kanë deklaruar se më mirë punohet me Edi Ramën se sa me Sali Berishën.

A foli sot për report tv në një intervistë të shkurtër duke i bërë edhe një analizë mundësisë për një parti të re të djathtë.

Intervista

A mendoni që e rivalizon PD dhe zotin Basha lëvizja e Patozit dhe çfarë ka ndodhur në Korçë, keni informacion më të detajuar?

Padiksutim, nuk e di se që kur quhen drekat apo darkat, apo takimet për raki, takime apo aktivitete për të krijuar parti, po e dëgjoj nga ju. Unë di që zoti Patozi dhe zoti Bode kanë qenë në 3 takime në Korçë, kanë qenë në Pogradec, në Devoll, kanë qenë edhe te Malo në Korçë, në të cilin unë i kam porositur për një shishe raki, ku kanë qenë duke pirë gjashtë apo shtatë veta raki. Një gjë ju siguroj, që para ka qenë një diskutim, me çfarë më thanë pjestarët që kanë qenë në tavolinë për bashkëpunim me partinë, për të mbeshtetur zotin Basha dhe për të qenë bashkëpunues, dhe në fund pasi disa gotave raki kanë thënë se mund të bashkëpunohet më mirë me Ramën se sa me Berishën. Nuk besoj se nga kjo fjali mund të lindë një parti politike. Partitë politike lindin o nëpër katedra, o nga lëvizjet shoqërore dhe kurrë nga rakia. Dhe nuk besoj se duhet të ngrihet në këtë nivel thashethemi për personazhe të politikës.

Që të mos iu mbaj më gjatë në shi, mendoni që lëvizja e Patozit është e frymëzuar ose e nxitur nga Edi Rama?

Jo, unë thashë çfarë ishte diskutuar në tavolinë, që bashkëpunohet më mirë me Ramën se me Berishën, që e kishte thënë dikush. Nuk besoj se nga kjo dhe nga rakia lindin parti politike. Ju siguroj për një gjë, Malo ku kanë qenë, është një demokrat i vjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY