Berisha sulmon ashpër prokurorët, biznes me dosjet e kriminelëve

Berisha sulmon ashpër prokurorët, biznes me dosjet e kriminelëve

76
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sonte për herë të parë një skandal që ka ndodhur me prokurorët shqiptarë. Sipas tij atje janë shitur dosjet kriminale dhe se prokurorët kanë bashkëpunuar me kriminelët. Berisha nuk e ka specifikuar kohën kur ëhstë shtrirë ky fenomen dhe as ndonjë nga prokuroritë por duket se nuk bëhet fjalë thjesht për ditët kur ajo qeveriset nga Arta Marku.

Berisha i ftuar në Real Story në Vizion+, deklaroi se institucioni i Prokurorisë në Shqipëri, është kthyer në një Pazar, ku prokurorët shesin dhe zhdukin dosjet e kriminelëve.

Mund të jem i vetmi njeri në Shqipëri që kam deklaruar se në Prokurorinë e Shqipërisë janë grupet kriminale më të rrezikshme të këtij vendi. Pse? Sepse ata janë tregtarët më kriminelë të dosjeve, e kam thënë disa herë”, – tha Berisha.

Ish-kryeministri theksoi se veprimtaria e prokurorëve me kriminelët ishte e njohur prej kohësh për të dhe nuk ishte aspak ndryshe nga ai i diktaturës, nga pikëpamja e biznesit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY