DINAMIKA/ Grabitja në Fier, ja skema që ndoqën grabitësit

DINAMIKA/ Grabitja në Fier, ja skema që ndoqën grabitësit

111
0
Shares

Detaje të reja dalin në lidhje me rrugën që ndoqën autorët për grabitjen e pikës së këmbimit valutor një ditë më parë në Fier. Ndërsa Agur Vrenozi, që mbeti i plagosur në ngjarje ka ndërruar jetë në spital.

Lulëzim Demiraj dhe Zini Fyraj pasi parkuan makinën në brendësi të lagjes “Apolonia” erdhën nga Parku Qendror i qytetit për të hyrë në pikën e këmbimit valutor. Brenda ndodheshin  Gëzim Hoxha pronari, gruaja e tij dhe Agur Vrenozi. Ky i fundit doli jashtë për të kërkuar ndihmë, por pas disa minutash mori një karrige dhe qëndroi jashte derës. Qëllimi ishte të godiste autorët kur të dilnin gjë të të cilën edhe e tentoi, por sapo ngriti karrigen u godit me plumb në ballë nga Demiraj. Këto janë disa nga detajet që ABC News ka marre nga policia për skemën që ndoqën autorët e grabitjes së pikës së këmbimit valutor.

Automjeti tip “Benz” i drejtuar nga Dashamir Gergali ishte parkuar 2 km larg vendit të ngjarjes. Pasi grabitën dhe plagosën 2 persona Demiraj dhe Fyraj mbërritën në këmbë te makina, ku i priste Dashamir Gergali. Të tre autorët janë larguar në drejtim të fshatit Baltëz me synimin që të fshiheshin në pyllin e Semanit. Por në mes të rrugës autorët kanë ndryshuar planin e arratisjes dhe qëndruan në fshatin Baltëz. Braktisën makinën në anë të rrugës dhe u shpërndanë në zonë për t’u fshehur. Ndërkohë policia sinjalizohet për një automjet të braktisur dhe mbërrin menjëherë në Baltëz. I fshehur poshtë një ure kapet Zini Fyraj bashkë me paratë e grabitura. Pas dy orë kërkimesh u gjetën njëri pas tjetrit Lulëzim Demiraj dhe Dashamir Gergali.

53 vjeçari Agur Vrenozi mbeti i plagosur, por ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Burime nga komisariati i Fierit thanë se autori i vrasjes së Vrenozit është Lulëzim Demiraj. Disa orë pas arrestimit të Demirajt në fshatin Baltëz, policia gjeti edhe kallashnikovin të hedhur mes shkurreve në anë të kanalit ku ai qëndroi i fshehur. Demiraj mësohet të ketë deklaruar se arma është shkrepur aksidentalisht dhe se nuk kishte për qëllim të godiste në drejtim të Vrenozit dhe pronarit të agjensisë. Ky i fundit ka dalë nga spitali mëngjesin e së shtunës. Ai kishte marrë një plumb në këmbë. Ngjarja ndodhi të premten rreth orës 10.30 në qëndër të Fierit përballë gjimnazit “Janaq Kilica”.

Viktima, Agur Vrenozi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY