VIDEO/ Fier, biznesmenët “përleshen” me grabitësit, plagosen dy persona

VIDEO/ Fier, biznesmenët “përleshen” me grabitësit, plagosen dy persona

92
0
Shares
Foto ilustruese

Dy plagosje me armë ka ndodhur në qytetin e Fierit mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur pranë gjimnazit “Janaq Kilica”. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

I plagosur mësohet se ka mbetur pronari i një biznesi të vogël përballë gjimnazit. Nga të dhënat e para është mësuar se dy persona dyshohet se kanë dashur të grabisin një pikë këmbimi valutor.

Në këto momente ka ndërhyrë edhe pronari i byrektores që ndodhej ngjitur me dyqanin tjetër. Grabitësit kanë qëlluar me armë duke e lënë të plagosur.

Burime nga policia thanë se është vënë në pranga njëri nga autorët që është një i ri nga Vlora.

Autori i kapur është me inicialet D.  S., rreth 32 vjeç nga Vlora, bën të ditur burimet policore.

Dy të plagosurit, njëri prej të cilëve, biznesmen,  ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY