EMRAT/ Korçë, arrestohen dy policë, ja pse akuzohen

EMRAT/ Korçë, arrestohen dy policë, ja pse akuzohen

99
0
Shares

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA), Korçë, arrestuan 2 punonjësit e Policisë në Pikën Kufitare të Kapshticës, Robert Demirajn me detyrë kontrollor në vijën e dytë dhe Mihallaq Necofski me detyrë shoqërues qeni.

Arrestimi i tyre është bërë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi duke qenë me shërbim nuk kanë kontrolluar dhe kapur një automjet me drogë, i cili u bllokua nga Policia greke.

Në automjetin që drejtohej nga R. H., 24 vjeç dhe pasagjer L. S. 32 vjeç, pas kontrollit policia greke konstatoi në karrocerinë e mjetit 60 kilogram kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY