EMRI/ Skrapar, arrestohet trafikanti 36 vjeçar, urdhri erdhi nga Torinoja

EMRI/ Skrapar, arrestohet trafikanti 36 vjeçar, urdhri erdhi nga Torinoja

281
0
Shares

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikeve në DVP., Berat në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Elidon Durro, 36 vjeç, banues në lagjen “5 shtatori”, Çorovodë.

Ky person është shpallur në kerkim ndërkombëtar nga Inerpol/Roma pasi Gjykata e Torinos Itali, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar me nr. SIEP 36/2010 datë 14. 07. 2017 për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenin 372, 81 dhe ligjit nr. 309/1990 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Berat për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY