DETAJE/ Kokaina në Durrës, pronari i bananeve Arbër Çekaj i ndaluar disa...

DETAJE/ Kokaina në Durrës, pronari i bananeve Arbër Çekaj i ndaluar disa herë në Kolumbi

211
0
Shares
Arber Cekaj

Pronari i kompanisë “Arbri Garden”, në kamionin e të cilit u gjetën 613 kg kokainë, është ndaluar disa herë në Kolumbi, pas dyshime për trafik droge. Për menaxherin e arrestuar ka dyshime se ka pasur rol të rëndësishëm në këtë linjë. Grupi hetimor ka rënë në gjurmët e disa prej pritësve të ngarkesës, pasi janë mbikqyrur lëvizjet e tyre në Durrës.

Nga viti 2012 kur hapi biznesin e deri mbrëmjen e 27 shkurtit të këtij viti, Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden”, në kamionin e të cilit u gjetën 613 kg kokainë, ishte ndaluar disa herë nga autoritetet e policisë kolumbiane, pas dyshimeve për trafik droge.

Megjithatë, pas kontrolleve të kontenierëve të kompanisë së tij, nuk është gjetur drogë, por përgjatë kësaj kohe janë vënë në lëvizje shërbimet e Antidrogës, si të DEA-s amerikane, ashtu edhe policitë e Europës.

Burimet nga Policia e Shtetit thanë për Ora News se kjo linjë u zbulua nga lëvizjet e shumta drejt Kolumbisë Maltës e Italisë. Çekaj rezulton ta ketë mbyllur aktivitetin 3 javë para aksionit.

Menaxheri, Donaldo Lushaj, mendohet se është pjesë e rrjetit kriminal, pasi kishte udhëtuar dhjetra herë me pronarin, Arbër Çekaj drejt Kolumbisë dhe Italisë. Ndërsa shoferi Armando Pezaku, kishte vetëm pak muaj që ishte punësuar në këtë linjë, pasi kompania kishte pasur dhe shoferë të tjerë.

Nga burimet e Policisë së Durrës, mësohet se janë kontrolluar edhe 2 kontenierët e kësaj kompanie dhe magazinat e saj në Maminas dhe nuk janë gjetur substanca të jashtëligjshme. Së fundmi, grupi hetimor kërkon verifikimin e disa kompanive të tjera që kanë aktivitete tregtare me Amerikën Latine pasi ka dyshime se të tjerë konteniere me kokainë, të këtyre kompanive, kanë ardhur në Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY