New York Times ngre pikëpyetjen: Pse nuk i jepet çmimi “Nobel”, Ismail...

New York Times ngre pikëpyetjen: Pse nuk i jepet çmimi “Nobel”, Ismail Kadaresë?

153
0
Shares

Gazeta e njohur amerikane New York Times i ka kushtuar një shkrim shkrimtarit Ismail Kadare. Kritikja e letërsisë Cynthia Haven ngre pikëpyetje se pse shkrimtari i njohur shqiptar nuk shpallet fitues i çmimit Nobel për letërsinë.

“Lexuesit e Ismail Kadaresë habiten çdo vit kur komiteti i çmimeve të Nobelit shpallin fituesin. Shkrimtari më i madh shqiptar fitues i çmimit Man Booker International, Çmimit të Jeruzalemit dhe shumë çmimeve e nderimeve të tjera tashmë është 82 vjeç”.

Kështu e nis shkrimin e saj në gazetën amerikane New York Times kritikja e letërsisë Cynthia Haven. “Vajza në ekzil” dhe “E penguara” janë dy romanët që ajo I ka kushtuar një analizë të detajuar në prestigjozen amerikane. Romani “Vajza në ekzil”, botuar në shqip në vitin 2009 mund të rindezë shpresat për një vlerësim tjetër-shkruan autorja.

“E penguara” është një roman ku flitet për nostalgjinë e Tiranës. “Kafe Flora”, kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit Skënderbe”, kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel “Dajtit”. Sipas autores kjo vepër merr përmasa të gjera dramatike në brendinë e vet, si një strukturë që ngrihet mbi vetë zhanrin e dramës artistike dhe mbi vetë dramën reale që zhvillohet para syve të njeriut gjatë regjimit totalitar.

Kritikja Haven vlerëson se gjuha shqipe është bërë ndërkombëtare përmes librave të Kadaresë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY