Kavajë, shoferja 30-vjeçare aksidenton për vdekje nusen dhe vjehrrin

Kavajë, shoferja 30-vjeçare aksidenton për vdekje nusen dhe vjehrrin

93
0
Shares
Foto Ilustruese

Mëngjesin e sotëm, ka ndodhur një aksident i rëndë, me pasojë dy viktima. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:40, te Mali i Robit në afërsi të Kavajës.

Mjeti tip “Toyota” me drejtuese I. P., 30 vjeçe, ka aksidentuar me pasojë vdekjen dy persona (vjehrri dhe nusja) Xh. F., 69 vjeç dhe E. F., 34 vjeçe. Gjithashtu është lënduar edhe fëmija i mitur XH. F., 8 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve .

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY