Ndihma ekonomike, Basha: Rama sulmon opozitën për të fshehur të vërtetën

Ndihma ekonomike, Basha: Rama sulmon opozitën për të fshehur të vërtetën

73
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se kryeministri Rama po sulmon opozitën për të fshehur të vërtetën në lidhje me heqjen padrejtësisht të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.

Sot Edi Rama u tregua që është i pandjeshëm nuk ka asnjë ndjenjë dhemshurie për qytetarët që gjenden me sytë nga qielli.

Edi Rama është njeri i cili e ka faktuar se zgjedh të sulmojë opozitën me të vetmin qëllim për të fshehur të vërtetën dhe përgjegjësinë që ka karshi këtyre njerëzve.

Kjo është një alibi e shëmtuar dhe e papranueshme për të lënë pa bukë dhe mijëra familje. Kjo është përgjegjësia e Ramës dhe ne do bëjmë gjithcka, sikurse do luftojmë që kjo emergjencë të marrë fund”, u shpreh Basha në ambientet e jashtme të Kuvendit, në përfundim të seancës së sotme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY