Telegramet per Ramiz Alinë, punëtorët e Riparim Shërbimeve në Gramsh: “PD jashtë...

Telegramet per Ramiz Alinë, punëtorët e Riparim Shërbimeve në Gramsh: “PD jashtë ligjit”

136
0
Shares

Nga Kastriot Dervishi

Një telegram i nisur nga NRSH-ja e Gramshit në shkurt të vitit 1991 më drejtim të Ramiz Alisë kërkonte që forca e re e sapokrijuar, Partia Demokratike, të dilte jashtë ligjit.

Presidenti komunist Ramiz Alia ka marrë ato ditë me qindra telegrame të reparteve të ndryshme të klasës punëtore, fshatarësisë dhe ushtrisë.

Ja telegrami:

“Shokut Ramiz Alia-kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Tiranë.
Të mbledhur sot më datë 9.2.1991, mbështesim proceset demokratike të ndërmarra nga PPSH dhe luftojmë që atë të kalojnë me punë, mençuri e urtësi. Indinjohemi nga qëndrimet ekstremiste të disa forcave të errëta që kërkojnë destabilizimin e jetës së vendit si dhe qëndrimin e kërkesave të studentëve të cilët kërkesat për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mësimdhënien e përfundojnë me kërkesat për dorëheqjen e qeverisë, për shfuqizimin e ligjit për ruajtjen e monumenteve, për heqjen e emrit të universitetit, emrin e Enver Hoxhës, emër i cili është jetë dhe i shtrenjtë për ne, ashtu si për gjithë shqiptarët e ndershëm. Mendojmë se këto veprime që bien në kundërshtim me forcimin e unitetit të popullit dhe në destabilizimin e vendit, shtyhen dhe nxiten nga Partia Demokratike. Kërkojmë që kjo parti të dalë jashtë ligjit.
Jetë të gjatë e shëndet të plotë për të mirën e popullit shoku Ramiz
Nga kolektivi i NRSH
Gramsh

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY