Aksidenti në Shkodër, policia jep detajet e sakta për viktimat

Aksidenti në Shkodër, policia jep detajet e sakta për viktimat

148
0
Shares

Policia ka saktësuar viktimat e aksidentit të cilat u shkaktuan nga një përplasje e rëndë në rrugën Velipojë-Shkodër.

Tre viktimat i përkasin familjes Preka: Ata janë drejtuai i mjetit dhe ndërkohë edhe babai, Eduard Preka, i biri 9 muajsh R.Preka dhe vajza A.Preka 5 vjece. Janë në gjendje të rëndë e shoqja dhe vajza N.Preka 10 vjece.

Ndërkohë dy personat që i përkasin automjetit tjetër janë në gjendje të rëndë.

Informacioni i saktësuar i policisë:

Më datë 18.02.2018, rreth  ores 18:00, ne aksin rrugor Shkodër –Velipojë ka ndodhur një aksident, me pasoja.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje  ku kanë konstatuar se  ishin përplasur   mjeti tip  Alfa Romeo  me targa AA474NJ me drejtues shtetasin  E. P 40 vjeç, me mjetin Fuoristradë me targa AA 292 OL me drejtues shtetasin S.M.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit  Alfa Romeo shtetasi E.P, djali  i tij 9 muajsh R.P dhe vajza A. P. 5 vjeçe.

Po në mjetin Alfa Romeo udhëtonin edhe pjestarët e tjerë të familjes bashkëshortja  shtetësja  E. P. 36 vjeçe, dhe vajza  N. P. 10 vjeçe, të cilat janë dërguar në urgjencën e  Spitalit Rajonal Shkodër.

Në mjetin Foristradë  me targa AA292OL, me drejtues  shtetasin S.  M, udhëtonte dhe shtetasi   N. Gj, të cilet kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në urgjencën e  Spitalit Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY