Rrëzohet avioni në Iran, humbin jetën të gjithë pasagjerët

Rrëzohet avioni në Iran, humbin jetën të gjithë pasagjerët

82
0
Shares

Një avion me rreth 60 pasagjerë në bord u rrëzua vetëm pak minuta pasi nisi fluturimin në një zonë malore të Iranit. Mësohet se avioni i linjës Teheran-Jasuj ka rënë pranë qytetit Semirom, në provincën Isfahan.
“Të gjitha forcat e emergjencës janë mobilizuar. Në avion kishte 50-60 pasagjerë”, thotë një zëdhënës i shërbimeve të emergjencës.
Avioni ATR 72 u zhduk nga radarët 20 minuta pasi u ngrit në fluturim. Dëshmitarët thanë për mediat lokale se dukej sikur avioni po mundohej të kryente një ulje emergjente përpara se të rrëzohej. Deri tani nuk ka asnjë të mbijetuar, konfirmojnë skuadrat e shpëtimit për median locale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY