EMRAT/ Kufiri shqiptar , “rrjetë peshkimi” për një rus, një serb e...

EMRAT/ Kufiri shqiptar , “rrjetë peshkimi” për një rus, një serb e një maqedonas

190
0
Shares

Policia e Kukësit ka arrestuar 3 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin e tyre.

Më datë 16. 02. 2018, specialistë e Policisë Kufitare Morinë bënë arrestimin prozivor me qëllim ekstradimin të shtetasit serb Radovan Zivic, 34 vjeç, banues në Llapna Sell Prishtinë, Kosovë. Ky shtetas u kap në hyrje të PPK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoi shtetas në “kërkim ndërkombëtar”, nga autoritete Malazeze. Gjykata e Kotorrit,  Mali i Zi më datë 15. 03. 2017 e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Mashtrim”, parashikuar nga neni 244, paragrafi 3 i Kodit Penal Malazez.

Më datë 16. 02. 2018, specialistët e Policisë Kufitare Bllatë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimin të shtetasit-Bujamin Rexhepi ( Redjepi), 30 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni. Ky shtetas u kap në hyrje të PPK Bllatë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoj shtetas “në kërkim ndërkombëtar”. Gjykata e Danimarkës ka vendosur  ndaj tij masën  “arrest me burg”  për veprat penale  “Vjedhje me dhunë” dhe “Tentative  vrasje”, parashikuar nga nenet 237, 21, 288/2 Kodit Penal Danez.

Gjithashtu, nga specialistët e Policisë Kufitare Morinë u arrestua në flagrancë  shtetasit Rus Ilyas Nafiev, 54 vjeç, banues në Rusi. Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit të pasaportës në dalje,  u konstatua se  ka ndërhyrje në faqen 26 të saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale” Falsifikim i letërnjoftimeve, vizave”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY