DETAJE/ Gjirokastër, tre persona kishin lënë takim për seks, “klienti” polic zbuloi...

DETAJE/ Gjirokastër, tre persona kishin lënë takim për seks, “klienti” polic zbuloi bazën e prostitucionit

167
0
Shares

Një lokal që shërbente dhe si vend për ushtrim prostitucioni është zbuluar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Gjirokastrës nga një punonjës policie i kamufluar.

Rrjeti është pikasur, pasi edhe tre klientë të tjerë përveç policit kishin lënë takim për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, gjë e cila bëri që forcat e Policisë të ndërhyjnë për arrestimin e organizatorëve.

Në pranga ka ranë pronarja e lokalit dhe një punonjëse kameriere, ndërsa tri gra të tjera janë shoqëruar. Informacione nga Policia bëjnë të ditur se lokali ndodhet në lagjen “18 shtatori”, ku klientë të ndryshëm linin takim me femra që ushtronin prostitucion.

Policia e Gjirokastrës ushtroi kontroll në këtë lokal pas informatave që kishte dhe zbuloi se tri gra kishin lënë takim me klientët e tyre, dy prej të cilëve të moshuar dhe njëri student. Policia nuk bën të ditur vendndodhjen e saktë të lokalit apo edhe emrat e grave që ushtronin prostitucion.

Policia ndërkohë ka arrestuar pronaren e këtij lokali V. L., 46 vjeçe si dhe kamerieren e këtij lokali M. L., 34 vjeçe. Specialistët e Krimit kanë arritur deri në momentin kur njëra prej prostitutave la takim me një person të kamufluar nga Policia, i cili hiqej si klient.

Vlera për një marrëdhënie seksuale shkonte deri në 3000 lekë, ndërkohë që vlera e seksit oral 2000 mijë lekë. Gratë që ushtrojnë prostitucion janë të moshës 23, 34 dhe 49 vjeçe, bën të ditur Policia. Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY