Punëtorët e bypass Fier – Vlorë, protestë para parlamentit: Duam paret tona

Punëtorët e bypass Fier – Vlorë, protestë para parlamentit: Duam paret tona

400
0
Shares

Nën moton “Duam paret tona”, janë duke protestuar përpara parlamentit, teksa ka nisur seanca plenare, punëtorët e kompaninë nënkontraktore të by-pass Fier-Vlorë të cilët nuk kanë marrë pagat. Ata kërkojnë të ballafaqohen me ministrin e Transporteve Damian Gjiknuri.

Punëtorët e 48 firmave nënkontraktore dhe furnitore që ndërtuan një pjesë të Bypass-it Fierit kanë dalë disa here ne protesta, por sot është hera e para që e ngrene zerin perpara parlamentit. Janë 600 punonjës të bypass-it të Fierit dhe 350 të bypassit të Vlorës që nuk kanë marrë pagat e 1 viti e gjysmë.

Në gusht të 2017, qeveria njoftoi prishjen e kontrates me kompaninë italiane “Serenisima” për mospërmbushje të detyrimeve dhe rinisen procedurat e tenderimit. Kjo kompani jo vetem qe la pa perfunduar gjysmen e rrugës, por la edhe nje mal me borxhe tek nenkontraktoret.

Pjesë nga segmenti rrugor Fier – Levan, i njohur si By Pass i Fierit, ku punimet janë zvarritur prej vitesh, duke kontribuar në suficitin buxhetor. Foto: Gjergj Erebara – BIRN

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY