Ylli Dylgjeri, ironi me aktorin Arben Imami: Eshtë pa din…

Ylli Dylgjeri, ironi me aktorin Arben Imami: Eshtë pa din…

364
0
Shares

Gazetari Ylli Dulgjeri nuk ka lënë pa ironizuar sot edhe aktorin Arben Imami i cili pas një largimi të gjatë nga skena publike u përfshi sot në debatin mes ministres së Kulturës dhe aktorëve të Teatrit duke shkuar në zyrën e saj për takim.

“Kam njohur Imam Aliun, kam njohur Besa Imamin, kam njohur Arben Imamin por…
ky Artan Imami më befason!
1herë në 100 vjet ky del në sipërfaqe dhe e fut
prap kokën në lluc.
Vetëm mbiemrin ka Imami, se është pa din e pa iman!”, komenton Dylgjeri.

Reagimi i Dylgjerit ka ardhur pasi artistët e teatrit prisnin në takim ministren Kumbaro ndërkohë që kjo e fundit kishte thirrur në zyrën e saj disa aktorë të tjerë ndër të cilët edhe Arben Imami.

Kastriot Çipi dhe Ema Andrea atëherë vendosën të shkojnë në zyrën e ministres, duke qenë ndërkohë edhe të vetmit përfaqëues të grupit të madh të artistëve. Gjatë takimit aktorja e njohur Ema Andrea i është drejtuar ministres Kumbaro duke i thënë se të paktën 200 persona e kanë pritur atë në Teatrin Kombëtar.

“Ju pritëm në teatër, por mësuam që ishit në një takim me një grup tjetër artistësh. Ne kemi ardhur të përfaqësojmë një grup prej 200 personash, ndërsa artistët që kanë ardhur këtu, mirë kanë bërë që kanë ardhur, por përfaqësojnë veten”, tha Andrea. Në largim, duke i dorëzuar edhe disa propozime të artistëve, Kastriot Cipi theksoi se e presin ministren në Teatrin Kombëtar për vijimin e dialogut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY