SPEKTAKËL/ Grabiten 2 kasaforta në 5 minuta në zyrat e Postës, ja...

SPEKTAKËL/ Grabiten 2 kasaforta në 5 minuta në zyrat e Postës, ja ç’bëjnë më pas grabitësit

258
0
Shares
Foto Ilustruese

Zyrat postare në qytetin e Rrëshenit janë grabitur në orët e para të ditës së sotme rreth orës 04:00. Pavarësisht se rojet e sigurisë kanë mbërritur shumë shpejt, nga zyrat janë marrë dy kasaforta që janë ngarkuar në një automjet nga katër grabitës. Në më pak se pesë minuta minuta grabiten dy kasaforta, të cilat në orët e para të mëngjesit janë gjetur në afërsi të Milotit.

Nga verifikimi i kamerave të sigurisë rezulton se grabitja ka zgjatur rreth 4 – 5 minuta. Grabitësit kanë shtrembëruar kamerën e jashtme të sigurisë, ndërsa kanë përdorur mjete të forta për të hyrë në ambientet e postës dhe prej aty kanë marrë dy kasaforta të lëvizshme.

Kanë qenë kamerat e brendshme që kanë fokusuar katër persona, të gjithë me maska dhe doreza. Nga burime pranë policisë është bërë e ditur se në kasaforta ka pasur një sasi të konsiderueshme pullash postare, si dhe kuponë pasaportash.

Brenda tyre nuk ka pasur vlera parash. Grabitësit i kanë hedhur kasafortat në afërsi të Milotit, pasi kanë parë që nuk u vlejnë dhe mund të identifikoheshin. Policia i ka gjetur ato dhe kuponët në afërsi të Milotit, ndërsa ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY