BRITANI/Shpërthim i fuqishëm në Birmingham

BRITANI/Shpërthim i fuqishëm në Birmingham

82
0
Shares

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Birmingham të Britanisë së Madhe.

Forca të shumta policie dhe të emergjencës shkuan në qendër të qytetit, pasi u raportua për një zhurmë të fuqishme. Britanikja “Mirror” shkruan se autoritetet kanë evakuuar teatrin dhe librarinë ndërsa e gjithë zona rreth e rrotull rrugës Broad është rrethuar me kordon policor.

Mësohet se në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, por ende nuk dihet se për çfarë lloj shpërthimi bëhet fjalë. Momentalisht policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg kësaj zone.

Dyshimet e para janë se mund të ketë patur një defekt teknik brenda sallës së teatrit, megjithatë kjo nuk është konfirmuar ende. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY